Nejmar dhe Dani Alves po shkaktojnë sherre dhe polemika brenda dhomës së zhveshjes së Paris Sen-Zhermen, pasi kanë marrë kontrollin prapa kuintave. Edhe pse PSZH kryeson kampionatin me 9 pikë avantazh duket se skuadra franceze nuk ka harmoni mes futbollistëve. Sipas disa artikujve në Portugali, dy brazilianët nuk shkojnë mirë me një pjesë të futbollistëve që luajnë prej kohësh poshtë Kullës “Eiffel”.
Lajmin e ka bërë të ditur “O’Jogo”, që tregon se Nejmar dhe Alves sillen si “bosët” e dhomës së zhveshjes së skuadrës së drejtuar nga Unai Emeri. Veprimet e dy futbollistëve të Brazilit janë parë si mungesë respekti nga ambienti rreth PSZH dhe shumë larg asaj që do të krijonte miqësinë mes tyre dhe shokëve të ekipit. Ata nuk kanë relacione të mira as me trajneri Emeri dhe as me një pjesë të senatorëve.
Cekim, Nejmar u ble për 222 milionë euro nga Barcelona dhe me statusin e futbollistit më të shtrenjtë të planetit duket se ka nisur të bëj ligjin në Paris, i ndihmuar nga Dani Alves, i cili erdhi “gratis” nga Juventusi. Megjithatë, sjellja e tyre nuk përputhet me sportivitetin e një ekipi. Sipas “O’Jogo”, lojtarët e tjerë janë ankuar te trajneri, por Emeri është dukur i pafuqishëm në atë që pritet të jetë sezoni i tij i fundit në Ligue 1.