Shkup, 24 dhjetor – Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në pjesët veriore dhe në male me reshje të borës. Do të fryjë erë e përforcuar veriore, e vila në momente do të arrijë shpejtësi edhe mbi 60km/orë.
Temperatura do të lëvizë prej minus dy deri shtatë gradë.
Në Shkup mot me vranësira të ndryshueshme. Do të fryjë erë e përforcuar veriore. Temperatura do të arrijë deri në tre gradë.
Nga e diela vijon periudhë e motit stabil dhe të thatë me rritje të temperaturave ditore. Të mërkurën nga fundi i ditës do të ketë rritje të vranësirave, ndërsa gjatë natës nga e enjtja dhe të enjten paradite do të ketë reshje lokale të shiut, ndërsa në male borë.