Shkup, 4 janar – Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, me rastin e marrjes së Presidencës me Bashkimin Evropian nga ana e Republikës së Bullgarisë, në hapësirat e MQ-EU Info qendrës (Sheshi Maqedonia), realizoi takim joformal me Ambasadorin e Republikës së Bullgarisë Sh.T. Ivan Velikov Petkov. Në takim, Zëvendëskryeministri Osmani përcolli urimet nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë deri tek Republika e Bullgarisë, për marrjen e Kryesimit me Bashkimin Evropian, ndërkaq u diskutua edhe për prioritetet e Presidencës së Bullgarisë, politika e zgjerimit, integrimi i Republikës Maqedonisë, bashkëpunimi rajonal si dhe tema tjera të interesit të përbashkët.
“ Kryesimi me Bashkimin Evropian nga ana e Republikës së Bullgarisë paraqet nder për Republikën e Bullgarisë, si dhe shans të madh për Republikën e Maqedonisë, për realizimin e progresit për integrimet tona europiane” –deklaroi Osmani për gazetarë, ai shtoi se kjo vërteton edhe moton nën të cilën Republika e Bullgarisë do të kryesojë me Bashkimin Europian – “Të bashkuar jemi më të fortë”, me çka, edhe në mënyrë simbolike vërtetohet njëra nga prioritetet kyç të Presidencës Bullgare – mbështetje të procesit për zgjerim të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor. “ Bullgarinë e shohim si miku ynë, vend- lotues për aspiratat tona Evropiane, kurse Presidencën si shans historik për realizimin e progresit të rëndësishëm në rrugën drejt Bashkimit Evropian, Maqedonia dhe Bullgaria kanë më shumë punë të përbashkëta që i bashkojnë se sa që i ndajnë” deklaroi Osmani.
Zëvendëskryeministri Osmani edhe një herë përsëriti qëndrimin se gjashtëmujori i ardhshëm paraqet periudhë shumë të rëndësishme për Republikën e Maqedonisë, shans historik për realizimin e progresit në procesin euro- integrues, ku edhe përsëriti pritjen e Qeverisë: “ Që nga fillimi i muajit të ardhshëm presim Strategjinë e Komisionit Evropian për zgjerim me vendet e Ballkanit Perëndimor njoftuar nga Presidenti i Komisionit Zhan Klod Junker, ku presim që në mënyrë të përshtatshme të shënuara perspektivat tona evropiane për vitin 2025. Më tepër presim rekomandim të jashtëzakonshëm, të rregullt të pastër dhe të pakushtëzuar nga ana e Komisionit Evropian për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Dhe e gjithë kjo para mbajtjes së samitit historik për zgjerim të unionit në Sofja ku presim konkluzione ku do të betonohet perspektiva evropiane e Republikës së Maqedonisë dhe i gjithë rajonit” – theksoi Osmani. Ai shtoi se edhe në fund të presidencës me Unionin, të Këshillit Evropian në qershor, pret edhe vendimin e Këshillit Evropian për fillimin e negociatave për anëtarësim me Republikën e Maqedonisë.