Shkup, 17 janar Gjykata e Apelit Shkup i refuzoi si të pabaza ankesat e deputetit Kërsto Mukoski dhe solli vendim me të cilin ia vërtetoi paraburgimin, informojnë për MIA-n nga Gjykata.
Ankesat, e deputetes Zhaklina Peshevska dhe të Boris Damovski janë për mendim në Prokurorinë e Lartë Publike, ndërsa në Gjykatën e Apelit akoma nuk ka arritur lënda për deputetin Lupço Dimovski, të cilit i është vazhduar arresti i shtëpisë.