Mauro Ikardi dhe Rafael Alkantara do Nashimento, i njohur shkurtimisht si Rafinja, kanë dy fate të ndërlidhura me njëri tjetrin, sepse të paktën garanton edhe transferimi i këtij të fundit, tashmë tek Interi. Kapiteni aktual i zikaltërve dhe blerja më e fundit e zikaltërve ribashkohen për herë të dytë në karrierën e tyre, pasi më parë kanë qenë gjithashtu pjesë e të njëjtës skuadër.
Në vitet 2008-2011, Ikardi dhe Rafinja kanë qenë pjesë e skuadrës së të rinjve të Barcelonës, madje edhe ndër lojtarët më të rëndësishëm të saj. Por, pas eksperiencës spanjolle, nga e diela në mbrëmje, të dy janë ribashkuar sërish tek Interi, siç tregojnë dy fotot e postuara më poshtë.