Largimi i shumëpërfolur i Geret Bejll nga Real Madridi në verën e kaluar mund të realizohet at të ardhshmen. Në fakt, sipas “Diario Gol”, ylli i madrilenëve duket se është i vendosur të kthehet në Premier Ligë dhe të veshë fanellën e Mançester Junajtedit. Kështu, pas Aleksis Sançez, Hoze Murinjo mund të përforcojë ekipin e tij me një tjetër “big”, i cili ka një vlerë prej 75 milionë eurosh në merkaton, por ka shumë mundësi që ky çmim të rritet ndjeshëm nëse lojtari do të këmbëngulë të largohet. Uellsiani, i cili ka veshur në të kaluarën fanellat e Sautemptonit dhe Totenhemit në Premier Ligë, ka luajtur 18 ndeshje në këtë sezon, në të cilat ka realizuar 9 gola dhe ka dhënë pesë asistime.