Kompania që merret me modifikimin e veturave, Arden, ofron paketën e re për modelin e famshëm të Range Roverit, Evoque, duke përfshirë edhe versionin e tij kabrio. Range Rover Evoqu, në këtë rast, në dispozicion ka paketën për përforcimin e motorëve benzinë dhe dizel deri në 35 kuajfuqi më shumë për dallim nga modeli standard, amortizatorët e modifikuar (modeli tani është më i ulët për 40 mm), sistemin e ri të shkarkimit të gazrave, si dhe set të ri të rrotave prej 22-inç. Gjithshtu, Arden për këtë model ofron edhe paketën për aerodinamikën, e cila përfshinë spoilerin e përparmë, pragjet, mbrojtësin e pasmë, si dhe disa elemente për interierin e tij duke përfshirë detajet nga fibra të karbonit, pedalet nga alumini dhe tepihët e rinj.