Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi pret ditëve në vijim të gjendet zgjidhje për mbi 35 mijë amendamentet e Ligjit për përdorimi e gjuhëve të parashtruara nga VMRO-DMNE opozitare. “Komunikoj me përfaqësues të grupeve të deputetëve duke e përfshirë edhe VMRO-DPMNE-në. Mendoj se jemi afër zgjidhjes”, tha Xhaferi në takimin e sotëm me gazetarët në Kuvend. I pyetur nëse zgjidhje do të ishte të debatohet për amendamentet e VMRO-DPMNE-së, Xhaferi tha se hapja e debatit për to do të thoshte bllokadë të punës së Kuvendit. Qëllimi, siç theksoi, është të shmanget bllokada e Kuvendit. Në mënyrë procedurale, siç tha, ai nuk do të lejojë të ndodhë bllokadë në shtëpinë ligjdhënëse.
Për Ligjin për gjuhët është biseduar edhe në takimet me tre eurodeputetët Ivo Vajgëll, Knut Flekenjstajn dhe Eduard Kukan, të cilët janë nismëtarë në bisedimet në suaza të procesit Zhan Mone. Takimi i parë me përfaqësuesit e partive parlamentare, përfshirë edhe VMRO-DPMNE-në pritet të mbahet më 15 mars, por nëse nuk sigurohet prezenca e eurokomisarit Jonanes Han dhe të ekspertëve, bisedimet do të mund të shtyhen për në maj. Tema nëm këto bisedime do të jenë ndryshimet në Rregulloren për punën e Parlamentit dhe Kodi etik, por grupet parlamentare mund të dorëzojnë edhe propozime të tyre të cilat do të vendosen në tryezë. Nga diskutimet n.ë Uillton Park pritet konkluzionet orej ku gjithashtu do të mund të futet diçka në Rregullore.
Dialog politik në Parlament ka, thotë kryetari i Kuvendit. Komunikimi ka në të gjitha nivelet, me të gjitha partitë politike, ndërsa në raport me ligjet e dy të tretës dhe për mbrojtje të dëshmitarëve të grupeve punuese të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së punojnë në nivel të harmonizimit. Shpreson se këtyre ditëve do të ketë vështrime përfundimtare. Grupet punuese, sipas Xhaferit, bisedojnë për të gjitha çështjet politike duke përfshirë edhe Kodin zgjedhor dhe përbërjen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), por me siguri, thotë ai, për atë do të bisedojë në format tjetër duke mos theksuar nëse kjo do të mund të ishte në nivel të liderëve të partive. “Për këtë nevojiten dy të tretat e shumicës”, tha parlamentari i parë.
Xhaferi konsideron se së shpejti opozita do të mund të kyçet sërish në punën e Kuvendit. Duke i pasur parasysh paraburgimet e deputetëve dhe persona tjerë lidhur me dhunën në Kuvend më 27 prill dhe procedura që zhvillohet para institucioneve, Xhaferi konsideron se për një kohë të shkurtër dhe në atë bazë do të ndërpriten argumentet për nevojën e VMRO-DPMNE-së të jenë jashtë Kuvendit. Tash për tash zyrtarisht nuk ka ndryshim të raportit mes shumicës qeveritare dhe opozitës, duke i pasur parasysh paralajmërimet dhe situatën dhe ndarjen e Besës. Dy ligjet me të cilat parashikohet zvogëlim i kompensimit për shpenzime rrugore për deputetët do të miratohet pas Ligjit për gjuhë, sepse janë në seancë të njëjtë.