Një punëtor ndërtimi në Indi ia hodhi mrekullisht vdekjes, teksa një shufër metalike i hyri në organin gjenital të tij duke i dalë në pjesën e qafës.
Mjekët kanë ndërhyrë me urgjencë duke i shpëtuar jetën 33 vjeçarit i quajtur Salim Shejh, i cili po punonte në katin e parë të një ndërtese të re, kur ai rrëshqiti dhe ra mbi një grumbull shufrash hekuri.
Njëra prej tyre depërtoi nëpër të gjithë gjatësinë e trupit të tij dhe doli në pjesën e qafës.
Skneri ka zbuluar se shufra kishte shpuar zorrët e holla, atë të trashë, mëlçinë, diafragmën dhe mushkëritë, por në mënyrë të pazakontë ka arritur të mbijetojë.
Kirurgët hoqën hekurin pej 130 cm, i cili për pak milimetra nuk i kishte prekur zemrën.
Operacioni zgjati rreth 5 orë për t’i qepur pjesën më të madhe të organeve.
Pas vetëm dy ditësh në kujdes intensiv ai u dërgua në repartin e përgjithshëm, ku ai pritet të bëjë një rimëkëmbje të plotë.