Nëse partneri juaj befasisht gjen punë të re, me pagë më të madhe, natyrisht që do të jeni të kënaqura dhe të lumtura.
Mirëpo, hulumtimi i ri ka zbuluar që suksesi profesional nuk është gjithherë i mirë për jetën e çifteve.
Sipas hulumtuesve suedezë, femrat të cilat fitojnë më pak se partnerët e tyre (ose nuk fitojnë asgjë) në raste të shumta vendosin të ndahen, nëse karriera e tyre përnjëherë bëhet e suksesshme.
Thënë ndryshe: femrat të cilat arrijnë të avancohen në punë kanë shanse më të mëdha që të shkurorëzohen.
Ole Folk, shkencëtar në Universitetin Upsala dhe Joana Rikne, ekonomiste në Universitetin e Stokholmit, kanë analizuar të dhënat e kandidatëve nga regjistri suedez i punëve para dhe pas avancimeve në punë.
Ata i kanë studiuar të dhënat e femrave të cilat gjatë 30 vjetëve janë avancuar në menaxhment, për të mësuar a ka ndikuar dhe si ka ndikuar suksesi i femrave në martesë.
Ata kanë zbuluar që femra e cila realizon sukses afarist ka 7 për qind më pak shanse të qëndrojë në martesë pas tre vjetëve në punën e re. E njëjta gjë nuk mund të thuhet edhe për meshkujt./KOSOVARJA/