Këto skena tronditëse tregojnë pasojat e bombardimit të një bunkeri me napalm në Siri. Të paktën 37 civilë, që ishin strehuar aty për t’u mbrojtur nga bombardimet, humbën jetën. Fotot janë publikuar nga Helmetat e Bardha. Një grup rebel tha se në bunker ishin të paktën 125 persona, shumica gra e fëmijë. Edhe pse është vendosur armëpushimi, qeveria siriane ka vazhduar bombardimet. Burimet brenda Mbrojtjes Civile Siriane thonë se sulmi u krye me gaz napalm.