Në Amerikë po zhvillohen “negociata serioze mbi mundësinë e zgjidhjes së çështjes së Kosovës”, në të cilat është përfshi ish-ambasadori Amerikan në Serbi, Kameron Manter, shkruan sot gazeta beogradase “Danas”, transmeton gazeta KOHA. “Neogociata paralele prapa perdeve nuk janë të pëleqyera nga BE, e cila po ndërmjetëson në Bruksel, dhe kundër kësaj është kryesisht Gjermania”, saktëson gazeta duke u thirrë në burime anonime. “Danas” përkujton se ambasadori Manter ka formuar organizatën “Lindje-Perëndim” dhe gjatë hapjesë së saj vitin e kaluar kishte inicuar “dialogun e brendshëm në Serbi” mbi Kosovën. Ndërkaq, nga burime diplomatike, gazeta “Danas” merr vesh se kishte qenë iniciativa e Federica Mogherinit për të udhëtuar me urgjencë të martën në Beograd, me ç’rast takoi presidentin Serb, Aleksandar Vuçiq, një ditë pas zhvillimeve dramatike në veriun e Kosovës, transmeton gazeta KOHA.