Shkup, 3 prill – Politika ekonomike katastrofike e LSDM-së bazohet vetëm në huamarrje. Nuk kalon një javë e opinioni të mos shohë huamarrje të re, theksohet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.
“Ministria e Financave sot caktoi ankand të ri të letrave me vlerë, me të cilën do të marrin hua të re prej rreth 29 milionë euro, me të cilën Qeveria për më pak se një vit arriti që shtetin ta fusë në borxh prej 1,6 miliardë euro, ndërsa debia vetëm nga fillimi i vitit kaloi 566 milionë euro, që do të thotë borxh i ri për çdo familje në Republikën e Maqedonisë prej 1.200 euro”, theksohet në kumtesën e VMRO-DMNE-së.
Sipas partisë opozitare VMRO-DMNE, ky pushtet duhet të largohet para se të bëjnë dëme të mëdha, të cilat do të jenë të pakompenzueshme.