Youtuber-i Fran MG, i cili ka më shumë se 3 milionë abonentë, ka publikuar në llogarinë e tij një video, ku shfaqet një këngë-parodi. I riu, autor i kësaj videoje, e transformon këngën e njohur kolumbiane për të përshkruar supergolin me roveshiatë të Cristiano Ronaldos në Ligën e Kampionëve, kundër Juventusit. Ky publikim është bërë një nga “trendet” më të fundit në YouTube, pasi tashmë është parë më shumë se 500.000 herë në një ditë. Ajo tregon se futbolli i lëviz masat dhe Ronaldo, Messi e të tjerë janë motori i madh për mbretin e sportit.