Nëse një barnatore ka barna, por e ka tejkaluar dhënien e tyre me receta në bazë të kuotës, atëherë barnatoret, në bazë të Ligjit për furnizim me barna me recetë, obligohen nga rezervat e barnatores ta jep ilaçin me recetë e më pas të kërkojë nga Fondi të rrisë kuotën, që të mund të kompensojë sasinë e barnave për aq sa ka lëshuar për qytetarët
Delvina KËRLUKU
Shkup, 11 prill – Fondi i Sigurimeve Shëndetësore ka planifikuar për vitin 2018 të rrisë buxhetin për barnat që jepen me recetë. Këtë e paralajmëroi edhe drejtori i këtij Fondi, Den Donçev, i cili njoftoi se buxheti i përgjithshëm për barnat për këtë vit do të rritet në shumë prej 100 milionë denarëve, shkruan gazeta KOHA. Kjo, sipas tij, do të nxisë rishikim të Rregullores dhe metodologjisë së shpërndarjes së mjeteve financiare, përfshi kuotat dhe kompensimet e barnatoreve.
Në masat afatgjate parashikohet edhe shqyrtimi i mundësive për vendosjen e sistemit elektronik efikas përmes përfshirjes së të gjitha institucioneve shëndetësore dhe punëtorive të sistemit shëndetësor me vendosjen e EHR-së (electronic health record), respektivisht futjen e regjistrit elektronik shëndetësor për çdo pacient.
“Për shkak se kontrolli do të jetë gjithandej dhe në kohë, parashtrohet pyetja nëse sistemi i kuotave dhe kufizimi në përgjithësi është i nevojshëm. Në vendet e Evropës Perëndimore sistemi i kuotave nuk ekziston, sepse çdo qytetar që merr një recetë për barna e ka të drejtën për të marrë ato në çdo farmaci dhe kjo s’ka lidhje me kufizimet. Vendosja e sistemit EHR do të marrë dy deri në tre vjet, por ne besojmë se futja e këtij sistemi do të hedhë themelet e menaxhimit të shëndetësisë në vendin tonë, në mënyrë moderne”, nënvizon Donçev.
KONSUMI I BARNAVE ME RECETË SHËNON RRITJE
Sa i përket funksionimit të kuotave në nivel republikan në pesë muajt e fundit (tetor 2017-shkurt 2018), realizimi arrin 103 për qind, respektivisht rritja kumulative është 15 për qind. Ky rezultat është edhe si pasojë e nivelit të ndotur të ajrit, sezonit të gripit dhe ftohjes, sëmundjeve kronike, faktorë këto që ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e konsumit të barnave me recetë që i mbulon Fondi.
Në këtë buxhet të Fondit për sigurim shëndetësor janë të parapara edhe barnat e shtrenjta, si dhe barnat që rekomandohen nga mjekët gjatë shërbimeve të kujdestarisë, të cilat jepen jashtë kuotave të barnatoreve. Buxhetin vjetor për barna Fondi e përcakton në bazë të realizueshmërisë së kuotave, rritjes së përshkrimit të barnave nga ana e mjekëve dhe konsumit të barnave, në pajtueshmëri me mjetet që janë në dispozicion.
Siç njofton Fondi, vazhdimisht e ndjek realizueshmërinë e kuotave të barnatoreve dhe sipas nevojës, reagon në kuadër të mundësive. Barnatoret kanë mundësi ta tejkalojnë kuotën mujore më së shumë deri 10 për qind në muaj dhe të kryejnë harmonizim të kuotës gjashtë-mujore edhe atë dy herë në vit, në muajin mars dhe shtator.
Të dhënat e Fondit tregojnë se konsumi i barnave me recetë nëpër barnatore shënon rritje, gjë që e ndjek trendin bashkëkohor të konsumit dhe kjo vërehet përmes rritjes së sasisë të barnave prej vitit 2008 e deri më tani, që është pothuajse dyfishi i vlerës së përgjithshme të mjeteve që i ndan Fondi për barnat me recetë.
Drejtori i Fondit, Orhan Ramadani ka thënë se marrja e masave për zgjidhjen në të ardhmen të mos jetë në muajin mars, kur ka më shumë nevojë për barna, por që të jetë muaji kur të kenë lehtësi më të madhe për të bërë ndryshime. Ai shton se në vitin e parë dhe tre vjet më parë nuk kishte asnjë situatë me mungesë të barnave kur nuk kishte kuota. Sipas tij, arsyeja është ndoshta sezoni i gripit, rritja e numrit të sëmundjeve të frymëmarrjes, sëmundjet kronike, kur rritja e kërkesës për barna ishte më e madhe.
PACIENTËT TË INFORMOJNË FONDIN PËR MUNGESËN E BARNAVE
Drejtoresha e Departamentit të Farmacisë të Fondit, Kristina Hristova, ka thënë se barnatorja që nuk përmbush asnjë kuotë dhe nuk ka barna është e detyruar që të kërkojë menjëherë barin i cili kërkohet nga pacienti. Më saktë thënë se nëse pacientët nuk mund ta gjejnë barin në farmaci, ata duhet të informojnë Fondin në mënyrë që të dinë se ku të reagojnë në kohën e duhur.
“Në sasi të pamjaftueshme shpërndahen barna pa pagesë shtesë, në mënyrë që bari ku siguruesit nuk janë të detyruar për të, përveç kësaj të paguajnë disa shuma shtesë për shkak të diferencës në çmim. Kjo do të thotë se Fondi subvencionon 100 për qind të çmimit të barit. Për fat të keq në numrin e recetave të gjetura për barnat që nuk paguhen është në një nivel minimal. Apeloj për siguruesit në çdo farmaci kur hyjnë, të kërkojnë informacione për barnat pa pagesë shtesë të Fondit”, thotë Hristova.
Sipas Fondit për sigurim shëndetësor, për t’i furnizuar mjaftueshëm pacientët me barna me recetë nga kujdesi shëndetësor, ndikojnë më shumë faktorë edhe atë: shpërndarja efikase e barnatoreve edhe nëpër vendbanimet rurale, shpërndarja e mjeteve financiare që në fakt njihen si kuota të barnatoreve, mundësia për dhënien e barnave të shtrenjta jashtë kuotave, zbatimi i metodologjisë krahasuese për përcaktimin e çmimeve referente të barnave nga lista pozitive, me anë të cilës kanë ulur shumë çmime të barnave, shprehinë e mjekëve për përshkrimin e barnave si dhe struktura dhe nevojat e banorëve.
Nga fondi paralajmërojnë se nëse një bar i përcaktuar për të cilin ka nevojë pacienti, nuk është në një barnatore shkaku i harxhimit së kuotës, të njëjtin pacienti ka të drejtë ta marrë prej barnatores tjetër, e cila akoma nuk e ka të realizuar kuotën e përcaktuar nga Fondi.
Por qytetarët kërkojnë që nëse një barnatore ka barna por e ka tejkaluar dhënien e tyre me receta në bazë të kuotës, atëherë barnatoret, në bazë të ligjit për furnizim me barna me recetë, obligohen nga rezervat e barnatores ta jep ilaçin me recetë e më pas të kërkojnë nga Fondi të rrisë kuotën, që të mund të kompensojë sasinë e barnave për aq sa ka lëshuar për qytetarët
MASAT URGJENTE, AFATSHKURTRE DHE AFATGJATE
Fondi ndërmerr masa urgjente, afatshkurtre dhe afatgjate për t’ju siguruar barna me recetë të siguruarve.
MASA URGJENTE: Rritja e kuotës në muajin Mars në vlerë prej 15 milion denarë, të cilat do të shpërndahen në mënyrë lineare nëpër barnatoret.
MASA AFATSHKURTRE: Injekcion financiar i buxhetit të përgjithshëm, që dedikohet për barnat për vitin 2018, në vlerë prej 100 milionë denarë në vit; Revidimi i Rregullores dhe metodologjisë për shpërndarjen e mjeteve financiare – kuotave dhe kompensimeve të barnatoreve. Ndryshimin e muajit/terminit për të harmonizuar kuotat në periudhë (muaj) më të përshtatshme të vitit. Mënyrë të re më të drejtë dhe më efikase për shpërndarjen e mjeteve nëpër barnatore. Sistem më efikas për kompenzet e barnatoreve
MASAT AFATGJATE: Rishikimi i mundësive për futjen e sistemit elektronik të integruar dhe efikas përmes kyçjes së të gjitha institucioneve, institucioneve shëndetësore dhe të punësuarve mjekësor nga sistemi i fondit, respektivisht futjen e regjistrit elektronik shëndetësor për çdo pacient (EHR- electronic health record). Disponueshmëria e barnave cilësore për të siguruarit e Maqedonisë, është angazhim i vazhdueshëm i Fondit për sigurim shëndetësor.
NË TË ARDHMEN SHPËRNDARJA DO TË JETË MË EFIKASE
“Sa i përket barnave në listë, janë një kohë të gjatë dhe nuk janë ndryshuar, ndërkaq problemet që hasen gjatë këtij viti janë pasojë e sëmundjeve digestive, për shkak të ajrit të ndotur etj. Njëkohësisht gjatë muajit mars bëhet edhe nivelizimi i kuotave, të cilët vendosen njëherë gjatë muajit Mars dhe herën tjetër gjatë muajit Shtator. Ndërsa, barnatoret kanë të drejtë të japin prej 5 deri në 10 për qind më shumë barna, por në muajin Mars nivelizohen edhe kjo është njëra ndër problemet që ne si Fond duheshte të intervenojmë, ku ndamë 15 milionë denar, përafërsisht në çdo barnatore 19 mijë denar, linearisht dhe pavarësisht sa e ka kuotën. Në një farë forme, kushtimisht thënë e zbut problemin, i cili ishte evident. Gjatë muajit prill, akoma nuk kemi informata lidhur me mungesën e barnave në barnatore, sepse është herët për këtë muaj të identifikohet, por me gjasë nuk do të ketë mungesë. Për vitin 2018 kemi paraparë diku 150 milionë denarë, vlera e së cilës do të mund ti mbulojë mungesat, por do të rrisë edhe kuotat e barnatoreve. Jemi duke punuar që në të ardhmen shpërndarja të jetë në një nivel më të duhur. Pra, vetëm për muajin mars ka rritje, për arsye të nivelizimit të kuotave. Do të thotë që muajt e kaluar kanë dhënë më shumë se sa kanë patur kuotën”, thotë Orhan Ramadani, drejtor i Fondit të Shëndetësisë, për gazetën Koha.