Me një peshë prej një ton dhe një gjatësi 2 metra, Danniel, sipas pronarëve të tij është demi më i madh në botë. Kafsha jeton në fermën Lost Coast Hay në Kaliforni dhe ha katër herë më shumë se sa gjedhët normalë.
Ken Farley, i cili është kujdesur për Danniel që kur lindi, vuri re se demi ishte anormalisht i madh pasi i hidhte shishen nga duart kur e ushqente.
“Demat Holsteins njihen për madhësinë e tyre, por ai është më i madh se mesatarja”, tha Farley për Daily Mail.
Ai gjithashtu ka njoftuar Rekordet Botërore Guinnes për të ardhur në fermën e tij e për të matur Danniel në mënyrë që të njihet zyrtarisht si demi më i gjatë në botë.