Shkup, 18 maj – Dhjetë medalje argjendi, 14 bronzi dhe 4 mirënjohje në 9 kategori (programim, arti kompjuterik, kontrollit hardware, lego sumo, filmi i shkurtër, mini-sumo, labirint, ndjekja e linjës dhe avion pa pilot) kanë fituar nxënësit e shkollave të mesme dhe fillore në ndeshjen finale Infomatrix 2018 që u mbajt nga 10 deri më 13 maj në Bukuresht të Rumanisë. Nxënësit e shkollave “Jahja Kemal” kanë marrë pjesë me 19 projekte me 28 nxënës, katër nga të cilët nxënës të shkollave fillore.