Kampionët e njohin gjithmonë njëri-tjetrin! Edhe pse janë në sporte të ndryshme që nuk kanë lidhje mes tyre. Kjo ka ndodhur në tribunat ku po zhvillohet turneu i tenisit “Roland Garros”, ku Kylian Mbappe ka takuar Mike Tyson. Një takim që sulmuesi i kombëtares franceze e ka publikuar menjëherë në profilin e tij në “Twitter” duke treguar krenarinë që është gjendur pranë “legjendës” së boksit. Në një intervistë pak kohë më parë, Mbappe e kishte radhitur amerikanin Tyson mes sportistëve të adhuruar prej tij.