ANKARA (AA) – Forcat e Armatosura Turke (TSK) në një operacion ajror në rajonet Haftanin dhe Gara në veri të Irakut kanë neutralizuar 8 terroristë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë thuhet në një operacion ajror ndaj rajoneve Haftanin dhe Gara në veri të Irakut janë neutralizuar 8 pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste, të cilët janë përcaktuar se ishin në përgatitje të kryerjes së sulmit ndaj bazave rajonale.