Gjatë fundjavës, klubi i karatesë “Asiart” nga Gostivari, me shtatë garues, mori pjesë në turneun ndërkombëtar “Kupa e artë Tetovë 2018”, që u mbajtë nën patronatin e K.K. “Shkëndija”.
Me medalje të artë u stolisën garuesi Redon Sefuli në kategorinë 11vjeç -50 kg, ndërsa vendin e dytë e fitoi Sejdulla Fidani, i cili garoi në kategorinë 11 vjeç – 40 kg.
Me medalje bronzi u stolisën garuesit Ilir Shaqiri në kategorinë kadet – 57 kg, Besar Elezi në kategorinë 13 vjeç + 55 kg, Amina Abduraimi 11 vjeç – 40 kg dhe Fatma Arifi në kategorinë 10 vjeç -30 kg.
“Jam jashtëzakonisht i kënaqur me rezultatin e arritur nga ana e garuesve të mi. Në të ardhmen do të punojmë edhe më intesivisht me garuesit tonë dhe shpresojmë që të kapim majat në karate”, u shpreh trajneri i K.K. “Asiart” nga Gostivari, Berat Jakupi, i cili njoftoi se nga mesi i nëntorit do të marrin pjesë në kampionatin shtetëror për të rinj.