Gjurmët e gishtërinjve janë ato që na bëjnë unike – por ato janë gjithashtu shtëpia e një bote të tërë me informacione të fshehura në molekula që zbulojnë veprimet tona, stilet e jetesës dhe rutinat. Në këtë prezantim, kimistia Simona Francese tregon se si ajo studion këto gjurmë mikroskopike duke përdorur spektrometrinë e masës, një teknologji që analizon shenjat e gishtërinjve në detaje, më parë të pamundura dhe tregon se si kjo shkencë e fundit ligjore mund të ndihmojë policinë të kapë kriminelët.