Banka Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim e anuloi kredinë me vlerë prej 65 milionë euro të dedikuar për ndërtimin e Urës së Boshkut.
Sot me deklaratë me shkrim deri te mediat thuhet se kredia e EBOR-it ishte e qasshme pesë vite dhe se shfrytëzimi i saj skadoi pasi nuk janë plotësuar kushtet për realizimin e saj.
Deri tani, siç qëndron në deklaratën me shkrim, nuk ka kurrëfarë transferime të mjeteve për këtë projekt dhe kredia është anuluar.
Hidrocentrali Ura e Boshkut, ELEM duhej ta ndërtojë në Parkun nacional Mavrovë. Lejen ekologjike, Ministria e Ambientit të Jetesës dhe Planifikimit Hapsinor e ka dhënë në vitin 2012. Reagime për realizimin e këtij projekti kishte nga shoqatat ekologjike.