Dhe meqë secili person është i preokupuar qoftë për të humbur peshë, për të mirëmbajtur nivelin e kolesterolit apo tensionit të, është e rëndësishme të kuptohet se çfarë thuhet në etiketat e ushqimeve sidomos rreth kalorive, proteinave, yndyrave dhe përbërësve tjerë esencial sikurse natriumi, kaliumi, etj. Janë këto gjëra të cilat duhet domosdoshmërisht ti kontrolloni në etiketën e ushqimeve të paketuara, transmeton Indeksonline:
SASIA E USHQIMIT: Gjëja e parë dhe më e rëndësishmja, shikoni për sasinë e ushqimit e cila është e shënuar gjithmonë në pjesën e prapme të secilit paketim. Të gjitha informatat ushqyese të listuara në ushqime të caktuara tregojnë për sasinë e ushqimit,zakonisht 100 gramë në shumicën e rasteve. Kështu që, nëse hani më shumë se aq, sasia e kalorive të përgjithshme rritet duke ju vënë në rrezik të obezitetit dhe gjendjeve tjera shëndetësore.
YNDYRAT: Gjë tjetër me rëndësi është që të shihni sasinë e yndyrës në ushqimin e caktuar. Ekzistojnë dy lloje të kolesterolit, ‘kolesteroli i mirë’ apo lipoproteina me densitet të lartë (HDL) dhe ‘kolesteroli i keq’ që përbëhet nga trigliceridet(TG), lipoproteina me denzitet të ulët (LDL) dhe lipoproteina me denzitet tepër të ulët (VLDL). Kështu që, nesë blini ushqim të paketuar dhe dëshironi të mbani në kontroll kolesterolin, zgjidhni ato ushqime të cilat nuk përmbajnë yndyra të përpunuara dhe kanë yndyra të ngopura. Kjo për shkak që, yndyrat e përpunuara dhe ato të ngopura rrisin konsumin e përgjithshme të kolesterolit të keq.
PROTEINAT: Doza ditore e konsumit të proteinave është 0.8 gramë të proteinave për kilogramët e përgjithshëm të peshës trupore. Kështu që, kontrolloni me kujdes përmbajtjen e proteinave të ushqimeve të paketuara para se të filloni të hani, për shkak që konsumimi i tepruar i proteinave mund të përkeqësojë sëmundjen kronike të veshkave.
ELEKTROLITET: Elektrolitet të cilat duhet të merren në konsideratë nëse vuani nga sëmundja kronike e veshkave janë kaliumi, fosfori dhe natriumi. Duke u bazuar në gjendjen e caktuar, pacientëve u rekomandohet ose dietë pa përmbajtje të kaliumit, ose me përmbajtje fare të vogël të kaliumit. Ushqimet e paketuara që përmbajnë më shumë se 300 mg kalium, janë të njohura të kenë përmbajtje të lartë të kaliumit që konsiderohet si e dëmshme. Nëse përmbajtja e fosforit në çdo ushqim është më pak se 50 mg, ai ushqim konsiderohet të jetë një ushqim me përmbajtje të ulët të fosforit dhe ai me më shumë se 150 mg etiketohet me përmbajtje të lartë të fosforit. Nëse vuani nga tensioni i lartë i gjakut, atëherë natriumi është një lëndë ushqyese për të cilën duhet të shqetësoheni ngaqë nëse është në nivele të larta, mund të çojë në hipertension të rëndë. Bëjeni shprehi që në mënyrë të kujdesshme të lexoni etiketat ushqyese (dhe jo vetëm çmimin apo markën) para se të blini një lloj ushqimi të paketuar dhe në këtë mënyrë do të siguroheni që të bëni zgjidhje të shëndetshme të të ushqyerit.