Shkup, 12 tetor 2018 – Këshilli i Komunës së Aerodromit pasdite do të mbajë seancë të jashtëzakonshme ku do të debatojë për Planin Detajor Urbanistik kontestues për ndërtimin e ndërtesës afër “Majçin Dom”.
“Në seancën e jashtëzakonshme do të diskutohet për PDU kontestue4s I10 të sjellë nga udhëheqësia paraprake komunale të udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe për zgjidhje të përhershme për parandalimin e ndërtimit para “Majçin Dom””, theksohet në kumtesën e Komunës së Aerodromit.
Në seancë mund të marrin pjesë qytetarë dhe organizata civile të cilët duhet të regjistrohen në linkun https://s.surveyplanet.com/xZzk6w0_j3.
Ndërtimi i një ndërtese shumëkatëshe përkohësisht është ndërprerë për 15 ditë për shkak, siç deklaroi kryetari i Aerodromit Zlatko Marin, në konferencë për shtyp, për parregullsi në ndërtimtari.