Kuvendi sot e miratoi Ligjin për plotësim të Ligjit për përmbarimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2018. Po bëhen plotësime të dispozitave nga ligji ekzistues, sipas shpjegimit, me qëllim rritjen e transparencës në shfrytëzimin e mjeteve të planifikuara, sipas kushteve të definuara qartë dhe kriteret e vendosura në programin e sjellë nga Qeveria e RM-së.
Plotësimet nuk i mbështetën deputetët e VMRO-DPMNE-së opozitare, sepse, siç thanë Zoran Ilievski dhe Ilija Dimovski, me to, pa kurrfarë kriteresh, do të ndahen 50 milionë denarë për mediat e shtypura, në kundërshtim me angazhimet e LSDM-së në kohën përderisa ishte opozitë.
Sipas Ilievskit, me shpërndarjen e financave për mediat e shkruara Qeveria përzihet në ekzistencën e tyre.
Bashkëpartiaku i tij Dimovski, vuri në dukje se shpërndarja e parave në këtë mënyrë nuk është transparencë dhe është në kundërshtim me angazhimet e LSDM-së në periudhën përderisa ishte opozitë. “Kjo është zgjidhje e përshpejtuar. Mbretem në qëndrimin se, në këtë kohë kur bëhen ndryshime serioze në rregullat mediatike, shteti duhet të ndihmojë, por kjo duhet të jetë me kritere dhe procedura duke përfshirë Kuvendin dhe shoqatat, asociacionet dhe sindikatat e esnafëve”, tha Dimovski.
Duke replikuar për vërejtjet, Tomisllav Tuntev nga LSDM theksoi se financat të cilat i diskutojnë deputetët e opozitës janë për mbështetje të zhvillimit të mediave të shtypura, ku publikohen të gjitha shpalljet dhe vendimet. Ata, theksojnë, janë të paarsyeshme në raport me ato elektronike nga aspekti i shpenzimeve për punë.
Ekziston, siç sqaroi Tuntev, ministër pa resor i cili do të dorëzojë propozim program, të cilën do ta miratojë Qeveria dhe në bazë të asaj mediat e shtypura do të marrin mjete për realizimin e nevojave themelore.