Shkup, 24 janar – Të premten më 27 janar skadon afati për ripërtërirje të dokumentacionit për realizim të së drejtave nga sfera e mbrojtjes sociale. Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale apelojnë që të gjithë ata të cilët këtë nuk e kanë bërë të drejtohen në qendrat më të afërta për mbrojtje sociale dhe të paraqiten. Ata me vete duhet të kenë vetëm letërnjoftimin dhe të japin deklaratë për pajtueshmëri për shfrytëzim të të dhënave të tyre personale në procedurën për realizim të këtyre të drejtave. Të gjithë dokumentet e tjera institucionet do t’i grumbullojnë sipas detyrës zyrtare nga DAP-i, Fondi i SPIM-së, Kadastra, nga Agjencia për Punësim, Agjencia për Mbështetje Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimin Rural, MPB-ja, Drejtoria për Menaxhim të Librave Amë dhe BPRM-ja. Siç informoi në konferencën e sotme për shtyp ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Ibrahim Ibrahimi, procedura për ripërtërirje të dokumentacionit bëhet një herë në vit dhe ajo ka filluar më 19 dhjetor të vitit të kaluar. Deri më tani për ripërtërirje janë paraqitur rreth 22 mijë shfrytëzues, ndërsa siç tha, deri në skadimin e afatit pritet të paraqiten edhe disa mijë. Vitin e kaluar janë regjistruar rreth 27 mijë shfrytëzues të së drejtave nga mbrojtja sociale. Ai informoi edhe se në vijim është edhe ripërtërirja e dokumentacionit për të drejtat e fëmijëve gjegjësisht shtesa e posaçme për fëmijë, shtesë të fëmijëve dhe shtesë prindërore për fëmijën e tretë dhe të katërt. Ripërtërirja do të zgjasë deri më 31 mars të këtij viti. Vitin e kaluar të drejtën e shtesës prindërore për fëmijë të tretë e kanë realizuar 23.246 shfrytëzues, ndërsa për fëmijë të katërt 814. “Bartësit e të drejtave personalisht ose përmes autorizuesit janë të obliguar ta plotësojnë kërkesën, deklaratën për të drejta personale, dhe sipas të drejtës së caktuar t’i dorëzojnë dokumentet e kërkuara të cilët nuk sigurohen sipas detyrës zyrtare. Për shtesë të posaçme nevojiten letërnjoftimet nga të dy prindërit ose njëri në kontroll nga punëdhënësi për vitin paraprak dhe vërtetim për nxënës të rregullt, ndërsa për shtesë prindërore për fëmijë të tretë ose të katër, vërtetime për vaksinë, vërtetim nga gjykata për të drejtë të pandryshuar prindërore, dhe në qoftë se fëmija për të cilin është realizuar e drejta është në moshë shkollore vërtetim që është nxënës i rregullt”, tha Ibrahimi. Ministri informoi edhe për marrëveshjen që Ministria e ka realizuar me Odën e Përmbaruesve me të cilën është dakorduar që para se të bëjnë bllokim të xhiro-llogarisë, përmbaruesit të kërkojnë nga qendrat për mbrojtje sociale se nëse personi është shfrytëzues i ndonjë të drejte nga sfera e mbrojtjes sociale ose fëmijëve. Nëse është, përmbaruesit nuk guxojnë t’i bllokojnë ato mjete