Udhëheqësit e Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe Meksikës nënshkruan sot një marrëveshje të re tregtare për Amerikën e Veriut.
Donald Tramp, Xhastin Trudo dhe Enrike Pena Nieto e nënshkruan paktin, përpara hapjes së takimit të grupit të G-20 që zhvillohet në Argjentinë.
Ajo do të njihet zyrtarisht si marrëveshja SHBA-Meksikë-Kanada (USMCA) dhe që të hyjë në fuqi kërkohet miratimi i ligjvënësve të të tre vendeve.
Vëllimi i tregtisë mes tre vendeve do të arrijë një total vjetor prej 1.2 miliardë dollarësh.
Marrëveshja e re zëvendëson Marrëveshjen veriamerikane për tregti të lirë (NAFTA), një pakt që presidenti amerikan Tramp e pati kritikuar fort gjatë fushatës së tij presidenciale, duke e quajtur marrëveshjen më të keqe tregtare në histori.
Sipas Tramp,NAFTA ishte arsyeja për humbjen e vendeve të punës së amerikanëve në industrinë përpunuese, prej hyrjes së saj në fuqi në vitin 1994.
Kur të tre vendet ranë dakord mbi marrëveshjen e re, më parë gjatë këtij viti, udhëheqësi amerikan e quajti atë një “marrëveshje historike, që do të bëjë siç tha që paratë e vendet e punës të derdhen në Shtetet e Bashkuara dhe në Amerikën e Veriut.”
“Nuk do të thoja se është një marrëveshje krejt ndryshe”, tha Meltzer.
“Bëhet fjalë për një marrëveshje mbi 20 vjeçare (duke iu referuar NAFTA-s) dhe është e qartë se ka nevojë të përmirësohet. Padyshim shohim rritje të prirjeve proteksioniste në disa sektorë veçanërisht atë të makinave. Por në përgjithësi është një përmirësim me informacionin më të fundit të një marrëveshjeje tregtare, është gjithëpërfshirëse dhe në tërësi shumë e mirë për përmirësimin e koordinimit mes tre ekonomive”, tha ai.