Katovicë, 3 dhjetor – Banka Botërore njoftoi se në periudhën prej vitit 2021-2025 do të veçojë 200 miliardë dollarë për financimin e projekteve për luftën kundër ndryshimeve klimatike, që është dyfish më shumë se mjetet e dedikuara për këtë qëllim në vitet paraprake.
“Duhet që të luftojmë me arsyet për ndryshimet klimatike, por edhe të aftësohemi drejt pasojave që vijojnë prej tyre, të cilat padyshim do të jenë më dramatike për vendet e varfra”, deklaroi drejtoresha ekzekutive e Bankës Botërore, Kristalina Georgieva në Konferencën e KB-së për klimën (KOP 24), e cila filloi dje në qytetin polak Katovicë.
Ekspertët vlerësojnë se paralajmërimi i Bankës Botërore në fillim të Konferencës në Katovicë, paraqet nxitje të rëndësishme për komunitetin ndërkombëtar që të ndërmarrë hapa të ngjashme.
Në prag të Konferencës vendet e zhvilluara u obliguan që të rriten projektet financiare për ballafaqimin me ndryshimet klimatike në vendet në zhvillim për 100 miliardë dollarë shtesë deri në vitin 2020.
Sipas Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), edhe sikur në mënyrë shtesë të rriten mjetet për këtë dedikim, vendet e zhvilluara në hemisferën veriore duhet që të ndërmarrin detyrime më të qarta për ballafaqimin me ndryshimet klimatike në vendet e varfra nga pjesët jugore të planetit.
Si pasoja më të rëndësishme të ndryshimeve klimatike, që priten të ndodhin në vendet në zhvillim, theksohen rritja e nivelit të deteve dhe paraqitjen e fatkeqësive natyrore, si përmbytje dhe thatësira.