Kroati Luka Modric, i ka dhënë fund dekadës se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, duke fituar sot në Paris “Topin e Artë”. Por kësaj here Modric u votua më 753 pikë, duke u përcjell nga ylli i tanishëm i Juventusit, Cristiano Ronaldo më 476 pikë.
“Është një ndjenjë unike, jam i lumtur dhe krenarë. Është një nder, kam shumë emocione që janë të vështira për t’u shprehur. Më lejoni të falënderoj ata që më kanë ndihmuar, shokët e ekipit, trajnerët dhe teknikët e Madridit, si dhe të gjithë ata që punojnë, gjithashtu ata të ekipit kombëtar kroat, dhe ata që votuan për mua. Topi i Artë ishte diçka më shumë, është një nder dhe privilegj për ta marrë atë sonte ” ka thënë Luka Moric.
I pyetur se si ndihet që është lojtari i parë që mposhtë Lionel Messin dhe Ronaldon, Modric ka thënë: “Është e mahnitshme, ata janë dy lojtarë fenomenalë… por ka edhe shumë talentë të tjerë: Mbappé, Griezmann, Neymar … ata gjithashtu konkurruan dhe nëse kam fituar atë, kjo është për shkak se kam bërë diçka të veçantë. Ka qenë viti im ” ka thënë për fund kroati.