Një burrë 57 vjeç nga Britania e Madhe për pak vdiq nga një infeksion.
Kennedy, 57 vjeç nga Burton kishte ves ngrënien e thonjve, por mes mijëra herëve që e bëntë këtë, një herë qëlloi që gishti iu infektua aq keq sa infeksioni iu shpërnda menjëherë në pjesë të ndryshme të trupit.
Atij i dhanë vetëm 50 për qind shanse për të jetuar dhe e shtruan urgjentisht në spital.
“Më panë për të vdekur. Unë i haja thonjtë vazhdimisht por njëherë qëlloi që mu ifektua fillimisht gishti por shumë shpejt infeksioni u shpërnda gjithandej”, u shpreh ai për mediat britanike.
Do ta bëni më një veprim të tillë pasi lexuat këtë histori? Tashmë nuk mbetet më një ves, por një ves që rrezikon jetën.