Hakerët kanë vënë me sukses në shënjestër komunikimin diplomatik të Bashkimit Evropian për disa vite.
Mijëra mesazhe ishin kapur në të cilat diplomatët ju referuan një varg temash prej Presidentit amerikan Donald Trump e deri tek tregtia globale.
Çarja thuhet se është zbuluar nga kompania për siguri kibernetike Area1.
Zyrtarët evropian thonë se informatat e caktuara si të fshehta dhe sekrete nuk ishin prekur nga hakimi tre vjeçar.
Një ekspert i tregoi New York Times se motadat e përdorura nga hakerët ishin të ngjajshme me ato të përdorura më herët nga ushtria kineze.
“Pas më shumë se një dekade përvojë në luftën kundër operacioneve kibernetike kineze… nuk ka dyshim se kjo fushatë është e lidhur me qeverinë kineze”, tha ai.
Mesazhet e kapura, të njohura si mesazhe diplomatike, zbulojnë një bisedë në të cilën diplomatët e përshkruajnë takimin e korrikut mes Trump dhe Putin si të “suksesshme (të paktën për Putinin).
Një tjetër mesazh jep detaje të një takimi privat mes presidentit kinez Xi Jinping dhe zyrtarëve evropian, e cila ndodhi më herët gjatë këtij viti.
I cili citon presidentin Xi duke thënë se Kina “nuk do t’i nënshtrohet bullizmit” nga Washingtoni “edhe nëse një luftë për tregti do i lëndonte të gjithë”.
Këto komente përsërisin një fjalim të cilin ai e tha të Martën e në të cilën tha “askush nuk është në pozitë t’i tregojë kinezve se çfarë duhet bërë e çka jo”.
Një numër institucionesh tjera, duke përfshirë Kombet e Bashkuara, thuhet se ishin prekur nga çarja dhe që atëherë kanë qenë në alarm.