Dhuna shpërtheu sot në Paris gjersa protestuesit jelekverdhë duan që presidenti i Francës Emmanuel Macron të dorëhiqet.
Lotsjellës u përdor nga ana e Policisë së Francës për protestuesit e dhunshëm teksa protestat janë përhapur dhe në qytetet tjera të Francës. Protestat erdhën pas arrestimit të Eric Drouet, një nga liderët më me ndikim të grupit, të mërkurën mbrëma.
‘Ai akuzohet se ka organizuar një demonstratë ilegale në një rrugë publike, duke bartur armë, dhe duke marrë pjesë në dhunë grupore, tha një burim i prokurorisë në Paris. Shumë të tjerë janë nën hetime për thyerje të ngjashme të rendit, shkruan dailymail.
Sot, kishte përplasje te liqeni Seine, ku policia hodhi gaz lotsjellës në një turmë prej 2000 jelekverdhëve. Të gjithë po përpiqeshin të marshojnë te Parlamenti francez, por nuk u lejuan.
Protestuesit kanë vazhduar të protestojnë që nga 17 nëntori, dhe pavarësisht uljes së çmimeve të naftës nga presidenti francez, ata vazhdojnë të kërkojnë dorëheqjen e tij.