Për Isida Mollaymerin, të jesh balerinë është të arrish atë që jo të gjithë munden, ndërsa ngre në fluturim trupin dhe shpirtin në një kërcim. I pëlqen të njihet si Isida e Teatrit të Operës dhe Baletit, pasi e dashuron teatrin, ndërsa në televizion thotë se ndihet ndryshe si partnerja e meshkujve të njohur në garën e “Dancing with the Stars”. E jashtë profesionit, ajo është një menaxhere e zonja dhe një femër e fiksuar pas disa gjërave të cilat i zbulon më shumë në intervistën për InfraRed të gazetës KOHA ku do të zbulojmë se kush është balerina e njohur shqiptare
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Na thuaj pak kush jeni me pak fjalë?
Unë jam Isida Princess Mollaymeri, me një shpirt të bukur, që do të bredhi gjithë botën e përkëdhelura dhe djali i familjes, solistja e Teatrit kombëtarë të operas dhe baletit, menaxherja e Vagheggi në Shqipëri dhe Kosovë, pozitiviteti i shoqërisë, grifsha, korrektja e sëmurë dhe gricja e nervave për çdo detaj e atyre që punoj dhe e fiksuar shumë pas këpucëve.
KOHA: Keni ndonjë sekret për fizikun e bukur që e keni?
Nuk kam ndonjë sekret, madje ha shumë dhe më akuzojnë të gjithë ata që më njohin e hanë me mua, mendoj se është thjeshtë stërvitja me orare të gjata dhe palestra ajo që më mban në formë.
KOHA: Po arma juaj e fortë si balerinë?
Arma ime e fortë është ekspresiviteti dhe karakteri që kam në skenë.
KOHA: I mbani mend fillimet në karrierë, kanë qenë të vështira?
Të gjithë kanë vështirësitë e veta po unë i marrë gjërat me shumë sportivitet dhe s’para vras mendjen çfarë bëjnë të tjerët për të më penguar, por çfarë bëj unë për të arritur gjërat që dua.
KOHA: Po në këto momente po shijon famën apo suksesin?
Fama nuk është dhe aq e mirë sa duket, mua nuk më jepet lumturi në masë që unë dua, gjithmonë shijoj sukseset e mundohem në çdo gjë që bëj të jetë suksesi dhe më i lartë dhe lumturia ime të zgjatë më shumë, sepse kështu kam motiv për të bërë gjëra të reja.
KOHA: Si vishesh në jetën e përditshme?
Vdes për taka, me xhinse, jo thjeshtë, fustane shumë, funde të shkurtër shumë, më pëlqen pak ekstravaganca, dua shumë pelicet, aksesorët e kokës.
KOHA: Cilat janë impenjimet momentale të Isidës?
TKOB, biznesi im i kremrave VAGHEGGI dhe një event super të madh që nuk mund të them tani.
KOHA: Thashethemet të prekin?
As që më lëvizin qimen e flokut.
KOHA: Çfarë e bën një balerinë të suksesshme?
Suksesi vjen vetëm nga puna dhe besimi që ti ke tek vetja jote. Balerinat janë të suksesshme atëherë kur puna e tyre çdo ditë është në një shkallë më të lartë.
KOHA: Jeni për martese, apo bashkëjetesë?
I kam shumë qejf dasmat, mbaroj…
KOHA: Kush është idhulli juaj në fushën e baletit?
Nuk kam asnjë idhull nga shumë pëlqej cilësi të ndryshme.
KOHA: Po jeta private, si po shkon?
Jeta private shumë private si gjithmonë.
KOHA: Mendon se e ke arritur kulmin e suksesit?
Po ta pranoja do të thotë se nuk do të kem më motiv për t’u zgjuar në mëngjes, unë jam një njeri i pangopur.
PASAPORTA
Ditëlindja: 23.11.1987
Horoskopi: Shigjetar
Nënshenja: Shigjetar
Gjatësia: 172 cm
Pesha: 50 kg
Ngjyra e flokëve: Kafe
Ngjyra e syve: Jeshile
Ngjyra e preferuar: Jeshile
Shkollimi: Fillore gjimnaz, shkollën e baletit, Universiteti: Koreografi dhe juridik
Hobi: Udhetimet
Sporti: Hipizmi
Muzika: Të ndryshme varet nga gjendja emocione që jam për momentin.
Këngëtari/ja: Të ndryshëm
Filmi: Transportisi
Aktori/ja: Angelina Jolie, Jaseon Statham
Politikani: Edi Rama
Missi i preferuar: Kam shumë
Personi më i dashur: Mami dhe Babi
Mashkulli ideale: Se di
Vesi/Zakoni: Tahmaqare
Personaliteti: Shumë i fortë
Dëshira – Të kem shëndetin.