Athinë, 15 janar – Në prag të debatit për besimin e Qeverisë greke dhe votimin e suksesshëm, zëdhënësi qeveritar dhe ministër pa dikaster i Greqisë, Dimitris Xanakopulos, mendon se Qeveria do ta marrë besimin dhe do të mund të vazhdojë të udhëheq vendin.
Në një intervistë për televizionin grek Alfa, ai sqaroi se votimi i besimit të Qeverisë nuk duhet të lidhet me ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës, sepse janë dy votime tërësisht ndryshe, ndërsa njëri nuk e cakton tjetrin, por shton se edhe për dy proceset ekziston shumicë në Parlamentin aktual, njofton korrespondentja e Mia-s nga Athina, transmeton Koha.
Kryeministri grek, Aleksis Cipras, duke folur në konferencën dedikuar Marrëveshjes së Prespës, vetëm disa orë pas largimit të Panos Kamenos nga Qeveria e koalicionit dhe në dy ditë pas votimit të ndryshimeve kushtetuese tek ne, i uroi kolegut të tij të Maqedonisë dhe i tha se “ashtu siç fqinjët nuk hoqën dorë, ashtu edhe Greqia nuk do të heq dorë”, sepse mendon se marrëveshja është historike, i dobishëm në aspekt kombëtar dhe patriotik.
Ai i cili pikërisht për shkak të marrëveshjes u tërhoq nga qeveria e koalicionit, Panos Kamenos, mbeti pa dy deputetë, pasi ministrja e Turizmit të Greqisë, Elena Kundura dhe zëvendësministri i Bujqësisë, Vasilis Kokalis dhe dy nga Kina ku janë pjesë e delegacionit qeveritar, kumtuan se do të votojnë për besimin e qeverisë greke, pas çka edhe në mënyrë ekspres u fshinë nga grupi i deputetëve të Grekëve të Pavarur.
Vendimin për largimin e tyre, lideri i partisë, Kamenos e kumtoi përmes profilit të tij zyrtar në Tuiter.
Në votimin e sotëm të besimit të qeverisë, edhe dy deputetë të Grekëve të pavarur do të marrin pozitë të kundërt nga kryetari.
Tanasis Papahristopulos, i cili në të kaluarën publikisht deklaroi se e mbështet Marrëveshjen e Prespës, në një intervistë për televizionin grek ERT, dje e përsëriti qëndrimin e tij se do të votojë “për” edhe për besimin e qeverisë edhe për ratifikimin dhe më pas do ta lëshojë vendin e deputetit.
Bashkëpartiaku i tij, Kostas Zuraris, është e sigurt se do ta mbështesë qeverinë, por jo edhe Marrëveshjen e Prespës.
Deputeti i i partisë Potami, Spiro Danellis, publikisht dhe qartë e mbështet marrëveshjen midis Maqedonisë dhe Greqisë dhe në konferencën në Athinë tha se tani është Greqia në radhë, pas votimit të suksesshëm të ndryshimeve kushtetuese nga kuvendi i Maqedonisë dhe në prag të ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës në parlamentin grek dhe theksoi se Cipras me Zaevin dhe Koxias me Dimitrovin po shkruajnë histori.