Shkup, 22 janar – Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski së bashku me nënkryetarin Aleksandër Nikollovski dhe sekretarin ndërkombëtar Timço Mucunski u takuan me ndihmësin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Arndt Frejtag von Loringoven, njofton Koha.
Mickoski, në takim siç njoftojnë nga partia e tij, edhe një herë e potencoi rëndësinë e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë në Aleancën e NATO-s, duke theksuar se VMRO-DPMNE-ja fuqishëm e mbështet anëtarësimin e shtetit në Aleancë dhe BE, si dhe rëndësinë e së njëjtës për planin strategjik për Republikën e Maqedonisë dhe gjithë rajonin.
“Në takimin gjithashtu është folur për ngjarjet aktuale politike në Republikën e Maqedonisë, me çka kryetari Mickoski shfaqi shqetësim për përkeqësimin dhe mos sundimin e së drejtës dhe shtetit juridik nga ana e pushtetit aktual, ku pushteti në mënyrën më të keqe përmes shantazheve,kërcënimeve dhe presioneve qëron hesapet me ata që mendojnë ndryshe. Bashkëbiseduesit u pajtuan se anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë në NATO është i patjetërsueshëm, për çka kryetari Mickoski theksoi se kjo Qeveri nuk ka kapacitet dhe është e paaftë që t’i udhëheqë proceset e reformave në shtet, të cilat duhet të sjellin jetë më të mirë dhe më cilësore për qytetarët”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga VMRO-DPMNE-ja. (Koha.mk)