Shkup, 22 janar – Një i burgosur në INP “Idrizovë” në tentim të vetëvaret me rrip ishte parandaluar nga të burgosurit e tjerë, por rrugës për në spital, megjithatë, ka ndërruar jetë.
Siç kumtoi MPB-ja, dje një i punësuar në Institucionin Ndëshkues Përmirësues “Idrizovë”, ka denoncuar se rreth orës 15 në INP “Idrizovë” i burgosuri G.N. (45) nga Kavadari, ka tentuat ët vetëvaret me rrip, por nga ana e të burgosurve të tjerë. Rrugës për në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” G.N. ka vdekur.
Për rastin është njoftuar prokurori publik, i cili ka urdhëruar autopsi të trupit të të vdekurit. Po ndërmerren masa për ndriçimin e rastit.