Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur miratimin e Marrëveshjes së Prespës në Parlamentin e Greqisë.
Në një postim në rrjetet sociale, krue i shtetit e konsideron arritje historike votimin e marrëveshjes për emrin e Maqedonisë.
“Miratimi i Marrëveshjes së Prespës edhe nga Parlamenti grek është një lajm i shkëlqyer për marrëdhëniet dypalëshe me Maqedoninë e Veriut dhe për perspektivën europiane dhe euro-atlantike të rajonit tonë! Përgëzime për këtë arritje historike”, thotë Presidenti Ilir Meta.
Marrëveshja e Prespës u ratifikua sot nga Parlamenti grek me 153 vota pro.