Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme vendosi procedurë për vlerësim të kushtetutshmërisë së nenit 51, paragrafi 1 në pjesën 2 nga Ligji për ushtrim të punëve për përfaqësim në procedurat doganore. Kjo dispozitë ligjore parashikon që personat të cilët kanë fituar licencë për ushtrim të përfaqësimit në procedurat doganore deri në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji (deri në vitin 2014) janë të detyruar që në afat prej një viti nga hyrja në fuqi të këtij ligji t’i përmbushin kushtet nga neni 7, paragrafi 2 dhe paragrafi 3 nga i njëjti ligj dhe të dorëzojnë kërkesë deri te Drejtoria Doganore për dhënie të licencës në pajtueshmëri me këtë ligj.
Paragrafi kontestues në pjesën 2 nga kjo dispozitë ligjore parashikon që personave të cilët nuk do të veprojnë në pajtueshmëri me paragrafin (1) të këtij neni do t’u ndërpritet vlefshmëria e licencës së dhënë dhe do të duhet që në afat prej tetë ditësh nga skadimi nga paragrafi 1 i këtij neni ta kthejë kartelën e dhënë identifikuese (legjitimacion i përfaqësuesit të licencuar).
Gjykata e refuzoi iniciativën për vlerësim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së pjesës: “Komisioni shtetëror për vendosje në procedurë administrative dhe procedurë nga marrëdhënie e punës nga shkalla e dytë” nga neni 84, paragrafi 3 nga Ligji për kulturë. Në seancën e sotme gjykatësit nuk sollën procedurë për iniciativën e dorëzuar për dispozita nga Ligji për plotësim të Ligjit për arsim të lartë nga viti 2013, si dhe për iniciativën e dorëzuar të nenit 74 nga Rregullorja për kushtet, kriteret dhe rregullat për regjistrim dhe studim të ciklit të parë në Universitetin “Shën Klimenti i Ohrit” – Manastir.