Policia filipinase në aeroportin në Manilë ka konfiskuar mbi 1.500 breshka të gjalla të mbështjellja me ngjitës.
Siç transmetoi Bi-Bi-Si, breshkat janë gjetur në katër valixhe dhe kanë mundur të shiten për katër milionë pezosë (një dollar amerikan është 51,80 pezosë filipinase).
Policia thekson se breshkat janë lënë në aeroport pasi e kishin mësuar kontrabanduesit se cili është dënimi për tregti të paligjshme me kafshë të egra. Nëse ishin kapur rrezikonin dënim me burg prej dy vjetësh dhe dënim në të holla prej 200.000 pezosë.
Gjithsej janë gjetur 1.529 breshka të llojeve të ndryshme. Në mesin e tyre ka pasur edhe Sulcata Tortoises e cila ndodhet në listën e llojeve të rrezikuara.
Breshkat shpesh ruhen si kanakarë ekzotike. Në Azi mishi i tyre konsiderohet si afrodiziak ndërsa eshtrat e tyre përdoren në medicinë. (koha.mk)