Shkup, 10 mars – Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira mesatare dhe me erë të lehtë deri në mesatare, në pjesët perëndimore me erë herë pas here të fortë me drejtim perëndimor dhe jugperënmdimor.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej zero deri në gjashtë, ndërsa e ditës prej 15 deri në 24 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, me diell dhe me vranësira mesatare me erë të lehtë deri në mesatare me drejtim jugperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri katër gradë, ndërsa e ditës do të arrijë deri në 22 gradë Celsius.
Nën ndikim të valës së lagësht dhe më të ftohtë të hënën në orët e mbrëmjes dhe të natës do të pasojë ndryshim i dukshëm i motit. Do të ketë reshje lokale të shiut, ndërsa në male reshje të borës dhe do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior, ndërsa temperaturat do të kenë ulje të konsiderueshme. Reshjet do të vazhdojnë edhe të martën, ndërsa të mërkurën moti do të jetë i ndryshueshëm me reshje të dobëta lokale dhe me një rritje të butë të temperaturave.