Moskë, 21 mars – Presidenti rus Vladimir Putin i ka dërguar letër kolegut sirian Bashar al Asad në të cilën kërkon avancimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe vendosjen e paqes në Siri, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitris Peskov.
Porosia ishte e përkushtuar në marrëdhëniet dypalëshe ruso-siriane, si dhe në procesin për vendosjen e armëpushimit diplomatik dhe politik në Siri, theksoi Peskov.
Ministri rus i Mbrojtjes Sergej Shojgu më 19 mars ishte për vizitë pune në Siri, ku është takuar me Asadin dhe ia ka dhënë letrën e dërguar nga Putini.
Paraprakisht, Ministria ruse e Mbrojtjes bëri të ditur se Shojgu dhe Asadi kanë biseduar për luftën kundër terrorizmit në Siri, vendosjes së paqes pas konfliktit dhe siguri në Lindje e Afërt.
Në takim është biseduar edhe për kthimin e personave të zhvendosur, si dhe për ndihmën humanitare. (koha.mk)