Sofje, 23 mars – Ministrja bullgare e Drejtësisë Cecka Caçeva ka dhënë dorëheqje pasi mediat publikuan se ajo dhe tre funksionarë nga partia qeveritare e Qendrës së djathtë GERB kanë blerë banesa luksoze nën çmimin e tregut, raporton KOHA.
Mëngjesin e sotëm, Bojko Borisov ka pranuar dorëheqjet e tyre.
Dorëheqje sot ka dhënë edhe zëvendësministrja e sportit, Vanja Koleva, derisa Cvetan Cvetanov, shef i grupit parlamentar të GERB-it tha se nuk ka asgjë kontestuese gjatë blerjes së banesës.
Afera ka shpërthyer para fillimit të javës, kur redaksia bullgare e Radio Evropa e Lirë dhe një Organizatë joqeveritare për luftë kundër korrupsionit publikuan se funksionarët verën e kaluar kanë blerë banesa luksoze në Sofje nën çmimin e tregut. (koha.mk)