Zlatan Ibrahimovic është një nga lojtarët më të veçantë në sportin e futbollit. Ylli suedez po vazhdon me paraqitjet e tij të mira në fushën e blertë tek skuadra e LA Galaxy, ku po shënon pothuajse në çdo takim që po aktivizohet, përcjell GazetaBlic, transmeton gazeta KOHA. Ibrahimovic ishte protagonist edhe në sfidën e djeshme ndaj, Portland Timbers – ku arriti të shënoj dy herë.
LA Galaxy fitoi këtë duel me rezultatin 2-1 dhe të dy golat i shënoi sulmuesi, Zlatan Ibrahimovic. Ibrahimovic shënoi një gol shumë të bukur nga penalltia, pasi arriti të mposht portierin në stilin ‘panenka’.