Një zebër e rrallë, jo me vijëzime të bardha dhe të zeza, por bionde është zbuluar në Parkun Kombëtar të Seregetit në Tanzani. Foto e veçantë është shkrepur nga fotografi Sergio Pitamitz, i cili po shpresonte të kapte imazhe të zebrave duke migruar, kur pa diçka të pazakontë.
“Në fillim mendova se ishte një zebër e cila ishte zhytur në baltë”, tha fotografi për National Geographic. Shënjestra e fotografit ishte zebra “bionde”, ekzistencën e së cilës ekspertët e arguemntojnë me albinizmin, një gjendje e cila tregon se kafshët (edhe njerëzit) kanë më pak melaninë në lëkurën e tyre, e cila u jep atyre pigmentin biond. Është hera e parë që një zebër albine vëzhgohet në gjendje të lirë, pasi ato gjithmonë janë vëzhguar të robëruara.