Barcelona mund të marrë frymë lehtësisht. Testet të cilave iu nënshtrua Lionel Messi gjatë ditës së enjte në fakt kanë dhënë një përgjigje pozitive.
Ylli argjentinas, pavarësisht plagëve të marra dhe hemorragjisë që e pasi atë përplasje të dhunshme me Smalling, fatmirësisht nuk vuan frkatura apo dëmtime të rënda që mund të shoqëroheshin me pasoja.
Në kampin blaugrana ekzistonte një shqetësim i madh, veçanërisht për një frakturë të mundshme në hundë, por sikurse kanë specifikuar testet e të enjtes, ky skenar është përjashtuar.
Në këto kushte, Messi konfirmohet se do të jetë në dispozicion të trajnerit Valverde për ndeshjen ndaj Huesca, pavarësisht se nuk përjashtohet mundësia që të ulet në stol.