Shkup, 17 prill – Kandidatët për president të shtetit edhe sot në suaza të fushatës do t’i prezantojnë programet e tyre zgjedhore në takimet dhe tubimet me qytetarët.
Në ditën e 17-të të fushatës, kandidatja e VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit, Gordana Siljanovska Davkova do të mbajë tubime në Berovë dhe Dellçevë. Kandidati i LSDM-së dhe Koalicionit Stevo Pendarovski do të jetë në tubim në Shtip. Pendarovski paraprakisht do të takohet me qytetarët e Kratovës, Probishtipit dhe Karbincit.
Fushata filloi më 1 prill dhe do të zgjatë deri më 19 prill, pas çka do të vijojë heshtje 24-orëshe zgjedhore para ditës së zgjedhjeve në rrethin e parë të caktuar për më 21 prill.
Të tre kandidatët presidencial premtuan fushatë korrekte dhe të qetë dhe vizita në pothuajse të gjitha vendbanimet.
Blerim Reka, i cili mbështetet nga Aleanca e Shqiptarëve dhe BESA tubimin e parë e ka mbajtur në Shkup, Siljanovska-Davkova e filloi fushatën në Ohër, ndërsa Pendarovski nga Prilep.