Shkup, 2 maj – Një nxënëse e moshës 11 vjeçare, rreth orës 15:00 në lagjen Hrom të Shkupit, është goditur nga një veturë. Ngjarja ka ndodhur përderisa ajo ka qenë duke kaluar në vizat e bardha, shkruan gazeta KOHA. Sipas dëshmitarëve goditja nga vetura “Jugo” ka qenë aq e fortë saqë vajza e vogël është hedhur dhjetëra metra larg vendkalimit për këmbësor.
Në gjendje të rëndë me Ndihmën e parë është transportuar në Qendrën Klinike në Shkup. Mjekët kanë intervenuar më urgjencë dhe gjendja e saj është stabilizuar.
Ndryshe, banorët e lagjes Hrom, gjegjësisht të rrugës “Angel Dinev”, ku ka ndodhi aksidenti i rëndë, kanë reaguar se në vazhdimësi kanë pasur problem me semaforit. Në afërsi të kësaj rruge gjendet edhe shkolla fillore “Dimo Haxhi – Dimov”. (koha.mk)