Jadon Sancho mendon se mundësia më e mirë për t’u zhvilluar edhe më shumë si lojtar, është që të qëndrojë te Borussia Dortmundi. Ylli i ri i Dortmundit, Jadon Sancho, kërkohet nga shumë klube të mëdha në Europë.
19-vjeçari ka zhvilluar një të madh me skuadrën gjermane në Bundesliga dhe Evropë. Ai ka luajtur në 32 ndeshje këtë sezon dhe ka shënuar 11 gola në kampionat, teksa ka dhuruar edhe 19 asiste.
Manchester United, Real Madrid, Barcelona – janë vetëm disa nga klubet e shumta që kanë shprehur interesim për ish-futbollistin e Manchester City. Por, raportohet se 19-vjeçari ka vendosur të qëndrojë dhe për një sezon te Dortmundi.
Ai do që të luajë dhe të ketë vazhdimësi, prandaj dhe qëndrimi me skuadrën gjermane deri vitin tjetër shihet si opsioni më i mirë për të, për t’u rritur edhe më shumë si futbollist.
Megjithatë, asgjë nuk përjashtohet që Sancho të ndërrojë skuadër edhe këtë verë, edhe pse do të preferonte qëndrimin në Bundesliga deri në verën e vitit 2020.