Kryeministri Zoran Zaev dërgoi urim me rastin e 24 majit – Ditës së vëllezërve të shenjtë Cirili e Metodi.
“Të respektuar qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, urime 24 Maji – DIta e Vëllezërve të shenjtë Cirili e Metodi! Festa e sotme, 24 Maji, Dita e iluministëve mbarësllovenë bën thirrje ta shënojmë rëndësinë e jashtëzkaonshme epokale dhe iluministe për Evropën, botën dhe Maqedoninë e Veriut, të shprehur përmes misioneve të tyre mes popujve sllovenë në shekullin e nëntë. Qëllimi i misioneve, krahas krishterimit, arsimimit dhe iluminimit, ishte edhe realizimi i apologjisë teologjike të gjuhës së vjetër sllovene dhe përdorimit të saj në shërbimet e Zotit të cilat deri më atëherë bëheshin vetëm në tre gjuhë – latine, greke dhe gjermane”, thuhet në urim.
Themeli i atij procesi kulturologjik, ceket në urim. ishte krijimi i alfabetit të parë – glagolikës, nga e cila më vonë nga ithtarët e tij, para së gjithash, shën Klimenti i Ohrit, do të krijohet alfabeti cirilik si bazë për standardizimin e gjuhës maqedonase. (koha.mk)