Berat Dehari, Zëvendës Drejtor i Policisë Financiare i Maqedonisë së Veriut, po merr pjesë në Konferencën e XV ndërkombëtare, në Bor, në kuadër të Fakultetit Teknik të Universitetit të Beogradit.
Në këtë konferencë ndërkombëtare, Dehari para auditorit të çmuar, ka prezantuar punimin shkencor, nga lëmi i ndërmarrësisë, me titull: Mjedisi i biznesit sipërmarrës në Maqedoninë e veriut.
Në kuadër të prezantimit, Dehari ka theksuar se mjedisi i të bërit biznes, në Maqedoninë e Veriut, ka shënuar avancim dhe si i tillë, vlerësohet shumë pozitiv.
Treguesit ekonomik, rikonfirmojnë lehtësirat de politikat stimuluese për investitorët potencial, andaj, potencon z. Dehari, Maqedonia e Veriut, ka predispozita të forta për zhvillim të hovshëm ekonomik, duke joshur dhe përkrahur investitorët, vendor e ndërkombëtar.